HomeSport

Rrëfehet Thomas Strakosha/ Stadiumi i ri, Franca dhe fitorja me Greqinë

Thomas Strakosha, është një prej portierëve më të talentuar të Kombëtares shqiptare. Së fundmi në një intervistë për “Corriere Della Serra”, ka treguar për shumë tema të ndryshme.

Franca & “Arena Kombëtare”

“Presim kampionët e botës së Francës. Të luash ndaj një skuadre kaq të fortë do të thotë të vihesh në provë dhe të kërkosh të bësh një paraqitje sa më të mirë. Përurimi i stadiumit të  ri është një motivim ekstra. Është shumë i bukur, modern, i sapondërtuar. Për një futbollist është maksimumi. Do të përjetoj një emocion special edhe duke menduar se babai im ka luajtur në stadiumin e vjetër”, tha strakosha.

Më pas Thomas, u ndal për të folur dhe për babain e tij, Foto Strakoshën:

“Koha fluturon shumë shpejt…janë emocione të këndshme. Në ndeshjen e lamtumirës së tij nga kombëtarja isha në tribunë së bashku me familjen. Kur mendoj se tani jam profesionist dhe mbroj portën e Kombëtares në të njëjtin stadium të rindërtuar në Tiranë, më hyjnë drithërima.”

Për të vazhduar me:

“Ishte viti kur Shqipëria fitoi 2-1 ndaj Greqisë, kampione e Evropës dhe unë isha 10 vjeç. Në fund të ndeshjes nuk hyra në fushë, nëna ime bëri të mundur që babai im të festonte fillimisht me skuadrën e më pas me familjen. Më kujtohet trajneri Briegel që e detyroi të vazhdonte të luante, sepse babai im prej kohësh kishte shfaqur dëshirën për t’u tërhequr.”


TË NGJASHME