HomeSociale

Rregjistrimet në universitete/ 24 mijë mijë maturantë një javë kohë për të dorëzuar pagesat

Mbi 24 mijë maturantë kanë konfirmuar dëshirën për regjistrimin në universitet deri më tani, nga rreth 36 mijë që morën pjesë në provimet e maturës ku përafërsisht 4% e tyre rezultuan ngelës.

Ndërkohë që kanë ende disa ditë kohë për të dorëzuar mandat pagesën në shkollë derisa të nis procesi i plotësimit të formularit A2 në portalin U-Albania më 31 korrik deri më 5 gusht.

“Momentalisht jemi në procesin e shkarkimit të mandat pagesës, kryerjes së procesit administrative ku pasi bëhet pagesa maturantët shkojnë në shkollë për të konfirmuar se maturantët duan të aplikojnë për formularin A2”, drejtor i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj.

6 ditë kohë kanë nxënësit për të vendosur në formularin A2, 10 preferencat e tyre për degët ku duan të studiojnë , por kujdes gjithmonë bazuar edhe në kriteret e pranimit në universitet, mesatares dhe notave të provimeve të maturës. Pas konfirmimit të aplikimit ju nuk keni më mundësi të ndryshoni zgjedhjet.

“Pas zgjedhjeve të preferencave në mandate pagesë ka pasur një kod sigurie, unik që duhet ruajtur dhe të futet në fund të procesit. Të dhënat rigrupohen sipas degëve, programeve të studimit, universiteteve dhe dërgohen në mënyrë automatike çdo universiteti. Më datë 25 gusht universitetet fillojnë të shkarkojnë të dhënat dhe bëjnë përllogaritjet e pikëve dhe nxjerrin renditjen. Kanë 5 ditë kohë për kryerjen e përllogaritjeve. Maturanti pastaj mund të hyjë dhe të logohet me ID e maturës dhe të shikojë renditjen e vetë për çdo degë studimi”, ka shtuar Xhelaj.

Nga ana tjetër, janë publikuar tashmë tarifat e studimit. Senati Akademik I Universitetit të Tiranës ka vendosur që studentëve viti i ri akademik t’u kushtojë nga 25 mijë deri në 40 mijë lekë, ku programet e studimit në profilin shoqëror janë më të kushtueshme. Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale kapin vlerat maksimale, ndërsa Fakulteti I Gjuhëve te Huaja dhe I Shkencave të Natyrës vlerat minimale.

Në mes tyre qëndrojnë Fakulteti i Ekonomisë me vlerë 35 mijë dhe ai I Historisë dhe Filologjisë me 30 mijë lekë. Megjithëse, pas protestës së dhjetorit, me VKM studentët me mesatare nën 9 përfituan përgjysmim tarife, ndërsa ata ekselentët u përjashtuan totalisht. Por ky ndryshim nuk do të jetë më i vlefshëm për çdo student në ciklin bachelor.

Jo të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet e arsimit të lartë do të përfitojnë përgjysmim të tarifave për vitin e ri akademik 2019-2020 që do të nis më 14 tetor. Tarifat e studimit do të paguhen të plota nga studentët me mesatare nën 6.


TË NGJASHME