HomeSociale

Rregullat e Bontonit të cilat të gjithë duhet t’i dimë

Sjellja e mirë  ju bën të paraqiteni më ndryshe në sytë e tjerëve, dhe patjetër që krijoni përshtypje të mirë.

Kështu që, më poshtë ju sjellim disa prej rregullave më të zakonshme të Bontonit, të cilat, nëse i aplikoni, tjerët do t’ju shohin si një person të mirësjellshëm.

– Kur çifti shkon në restorant, mashkulli duhet të hyjë i pari dhe ta mbajë derën hapur për zonjën.

– Zonja është ajo që e para e zgjedh vendin e saj se ku do të ulet në një tavolinë.

– Zonja zgjedh vet se çfarë dëshiron të hajë.

– Xhentëlmeni duhet të zgjedh diçka të përafërt me atë se çfarë ka porositur zonja.

– Xhentëlmeni duhet t’ia sugjeroj pijen zonjës.

– Kur dilni nga restoranti, xhentëlmeni e hap derën dhe pret derisa zonja të dal, duke e ndjekur pas.

– Zonja më e rëndësishme mysafire ulet në anën e djathtë të personit.

– Çiftet e martuara nuk duhet të ulen pranë njëri-tjetrit në tavolinë, përveç atyre të porsamartuarve.

– Kur uleni në karrige, këtë duhet ta bëni nga ana e majtë e karriges.

– Pecetën duhet ta vendosni përmbi gjunjë gjatë ushqyerjes.

– Zonja nuk duhet t’i mbajë dorëzat gjatë ushqyerjes.

– Sallata duhet të vendoset në anën e majtë të pjatës kryesore.

– Gota duhet të mbushet me ujë kur më në fund është shërbyer ushqimi.

– Xhentëlmeni duhet të pres në këmbë derisa të ulet zonja, ndërkaq zonjat mund të ulen kurdo që dëshirojnë.


TË NGJASHME