HomePolitikë

Rregullat e qarkullimit, Policia Rrugore vjen me një paralajmërim

policiarrugore

Policia Rrugore vijuar kontrollet dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ policia thekson se si pasojë e shkeljes së rregullave, krijohen probleme në qarkullimin e mjeteve.

“Duke i konsideruar si të drejta ankesat dhe shqetësimet e adresuara Policisë së Shtetit, në lidhje me mënyrën e sjelljes sipas sinjalizimit rrugor, Policia Rrugore e kryeqytetit do jetë prezente në forma dhe mënyra të ndryshme kontrolli, në të gjitha kryqëzimet dhe semaforët për të cilët janë evidentuar apo adresuar ankesat më të shumta, me qëllim minimizimin e këtyre shkeljeve dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me normat e sjelljes.”- thuhet në njoftim.

Tiranë

Rrugorët e kryeqytetit vijojnë “sfidën” me të “padisiplinuarit” në rrugë.

Edhe pse nuk kanë munguar mesazhet sensibilizuese, këshillat mbi sjelljen gjatë përdorimit të rrugës, masat administrative të shumta ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, si dhe shqetësimet apo rreziku i shtuar që u kanoset drejtuesve të mjeteve që nuk sillen sipas normave të sjelljes në rrugë, por edhe të tjerëve, përsëri në disa nga kryqëzimet e kryeqytetit, vijojnë të jenë shqetësim dhe jo vetëm, shumë drejtues mjetesh të cilët nuk njohin dhe nuk zbatojnë sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, duke krijuar konfuzion e trafik të rënduar për ata që respektojnë rregullin, si dhe rrezik permanent për ngjarje rrugore.

Duke i konsideruar si të drejta ankesat dhe shqetësimet e adresuara Policisë së Shtetit, në lidhje me mënyrën e sjelljes sipas sinjalizimit rrugor, Policia Rrugore e kryeqytetit do jetë prezente në forma dhe mënyra të ndryshme kontrolli, në të gjitha kryqëzimet dhe semaforët për të cilët janë evidentuar apo adresuar ankesat më të shumta, me qëllim minimizimin e këtyre shkeljeve dhe disiplinimin e lëvizjes në raport me normat e sjelljes.

# SiguriaJuajDetyrimiJonë
# MëShumëPërgjegjësiNë
# MëShumëSiguriNëRrugë

K.S/ GotaNews


TË NGJASHME