HomeShëndeti

Ja disa rregulla për të patur një fytyrë të shëndetshme!

Fytyra e pastër e shëndetshme dhe pa akne nuk është vetëm një ëndërr. Me disa ndryshime në stilin e jetesës dhe me durim ju mund të keni fytyrë të shëndetshme dhe pa asnjë shenjë.

Këto janë disa nga gjërat që duhet dhe nuk duhet ti bëni për një lëkurë të mirë të fytyrës:

Rregulli i artë është largimi i grimit çdo mbrëmje.

Image result for remove eye makeup

Lëkura duhet të marrë frymë gjatë natës dhe këtë e pengon grimi dhe nëse flini me të poret tuaja do të mbyllen dhe shkaktohen probleme.

Është shumë me rëndësi edhe ajo se me çfarë e pastroni fytyrën.

Image result for remove eye makeup

Nuk preferohen facoletat e lagura por këtë mund ta bëni  me të gjitha llojet e vajrave përfshirë këtu edhe vajin e ullirit.

Një gjë tjetër që duhet ti kushtoni rëndësi gjithmonë është ekspozimi në diell.

Image result for ekspozimi në diell i fytyres

Kur dielli është i fortë  duhet të vendosni faktor mbrojtës.

Ekspozimi në diell shkakton rrudha dhe shumë probleme të tjera me lëkurën.

Natyrisht rëndësi shumë të madhe ka edhe ushqimi.

Image result for ushqime per nje fytyre te paster

Ngrënia e frutave dhe sallatave të freskëta, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë proteina, vitamina A e vitamina C bëjnë që të keni lëkurë të shëndetshme.

Ato që nuk preferohet të konsumoni janë ushqimet e fermentuara, kripa, ushqimet e pjekura.

Natyrisht në këtë listë nuk mungojnë ushtrimet.

Related image

Vrapimi, ushtrimet e yoga i japin trupit qarkullimin e nevojshëm të gjakut dhe ndihmojnë në pastrimin e gjithë trupit përmes djersëve.

Dhe për fund por jo më pak i rëndësishëm është gjumi.

Related image

Provoni të flini së paku 8 orë gjumë gjatë natës. Lodhja dhe gjumi jo i rregullt kanë ndikim të madh në shëndetin e lëkurës prandaj duhet t’ju kushtohet shumë rëndësi.


TË NGJASHME