HomeSociale

Rregullat që ndjekin njerëzit e pasur

Njërëzit e pasur kanë një moto “Pretendo që je i pasur derisa të arrini të bëheni i tillë”. Kjo është një moto motivuese në fakt, për të rritur vetëbesimin dhe për ta bindur veten për aftësitë që keni. Bright Side na tregon se çfarë bëjnë njerëzit e pasur në jetën e tyre dhe ju mbase mund të mësoni nga ata.

Flasin pak, dëgjojnë më shumë

Të dëgjoni problemet e njerëzve të tjerë është një pikë e rëndësishme në biznes. Steve Jobs ka thënë “Nuk ka kuptim të punësoni njerëz të zgjuar dhe më pas t’ju tregoni se çfarë të bëni: ne punësojmë njerëz të zgjuar që ata të na tregojnë se çfarë duhet bërë”. Njerëzit gjithmonë tregojnë se çfarë nuk pëlqejnë dhe çfarë do të donin të ndryshonin. Ne të gjithë e dimë që çelsi është komunikimi dhe duhet të jemi të vëmendshëm për të dëgjuar të tjerët.

Dalin nga zyra

Mundohuni të dilni pak nga rutina e jetës së përditshme, që të takoni klientë të ndryshëm. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndryshuar prespektivën dhe për të zgjeruar njohuritë tuaja. Ju nuk mund të mësoni duke qëndruar në një zyrë, por mund të mësoni duke lëvizur herë pas here.

Zgjedhin miqtë me mençuri

Është e vështirë, por nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, duhet të rivlerësoni miqësinë që keni. Ne marrim shumë prej njerëzve që kemi pranë, prandaj është e rëndësishme të pyesni veten nëse këta miq po ndikojnë për mirë, apo për keq tek ju. Nëse qëllimi juaj është të bëheni i pasur shoqërohuni me miq që kanë të njëjtat ambicie dhe që mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim.

E dinë ku duhet të ndalojnë

Ta çosh veten drejt limiteve duke punuar natën vonë ose duke sjellë punën në shtëpi, nuk është diçka që njerëzit e pasur e bëjnë. Ata e dinë mirë, që duhet të ndajnë punën nga shtëpia dhe jeta personale. Nëse nuk dëshironi të lodheni shpejt, lëreni punën në punë, mos e merrni në shtëpi.

Asnjëherë nuk ndalojnë së mësuari

Bota në të cilën jetojmë ndryshon gjatë gjithë kohës. Produkte të reja, shpikje të ndryshme, teknologjia që përparon çdo ditë. Prandaj nëse dëshironi të qëndroni në krye të gjërave dhe të jeni të suksesshëm, ju duhet ta edukoni veten tuaj herë pas here. Librat, videot, leksionet e ndryshme mund t’ju ndihmojnë shumë.

Njerëzit e pasur nuk shpenzojnë aq sa mendoni

Njerëzit e pasur nuk i shpenzojnë të gjitha paratë e tyre në rroba, dhurata të kushtueshme, bizhuteri, makina apo gjëra të këtij lloji. Ata nuk i shpenzojnë paratë e tyre, ata bëjnë që paratë e tyre të punojnë për ta.

E vlerësojnë kohën e tyre

A keni menduar ndonjëherë sesa shumë kohë kaloni duke naviguar në rrjetet sociale? Kjo është një kohë e çuar dëm. Mundohuni të mos shpenzoni kohë me gjëra të panevojshme, por përdoreni kohën në favorin tuaj.

Lexojnë çdo ditë

Sipas kërkimeve të Tom Corlety: Leximi është një rutinë e njerëzve të pasur. Ata zgjedhin leximin mbi televizionin. Në fakt 88 për qind e njerëzve të pasur lexojnë të paktën 30 minuta në ditë.

Vendosin veten të parën

Është vërtet shumë e rëndësishme të kujdeseni për trupin dhe mendjen tuaj. Prandaj duhet t’i dedikoni kohë çdo ditë. Duhet të merreni me sport, kur keni një shqetësim duhet të shkoni tek mjeku, duhet të meditoni, të kaloni kohë me të dashurit tuaj, pasi do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe të relaksuar.

Kanë gjithmonë një plan

Nuk ka rëndësi nëse është një bllok apo një aplikacion në telefonin tuaj. Bëni një listë me gjërat që dëshironi, duke treguar kështu ëndrrat dhe dëshirat tuaja. Shkruani çdo gjë që ju ndodh gjatë ditës dhe madje edhe gjërat që ju bëjnë keq. Pastroni mendjen nga mendimet negative dhe mos harroni se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë.


TË NGJASHME