HomeLajmi i Fundit

Rrëmbehen 19 anëtarët e një naftëmbajtëse greke

Ajo që mund të konsiderohej një udhëtim normal pune, është kthyer në makthin e tyre më të madh për 19 anëtarët e një anije naftëmbajtëse.

Anëtarët e kësaj anije janë rrëmbyer nga disa piratë në afërsi të brigjeve të Nigerisë. Anija po transportonte sasi të mëdha nafte të pa përpunuar dhe është sulmuar 77 milje larg ishullit Bonny dhe anëtarët e ekuipazhit të saj u rrëmbyen. Fati i tyre ende nuk bëhet i ditur ndërsa forca të shumta të policisë detare të zonës po patrullojnë vendin nga ku humbi gjurmët anija.

Naftëmbajtësja e cila mban rreth 2 milonë fuçi me naftë, drejtohet nga kompania detare greke “Navios Tankers Mengament”.

Nuk është rasti i parë që anijet e këtyre përmasave të sulmohen nga piratët pranë brigjeve të Nigerisë dhe Somalisë, të cilët kërkojnë sasi të mëdha parash për lirimin e personave të rrëmbyer.