HomeLajmi i Fundit

Rrëmbehet 13-vjeçarja në Tiranë, policia në ndjekje të autorëve

Një vajzë 13-vjeçare është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës.

Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” ose pranë zonës së njohur ndryshe si ish-fusha e aviacionit. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet 13-vjeçaren dhe është larguar.

Dëshmitarët kanë arritur të identifikojnë tipin e makinës, ndërsa bëhet fjalë për një ‘Fiat Punto’ por nuk kanë mundur të mbajnë mend targën, pasi ngjarja është zhvilluar në pak sekonda.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.