HomeShowbiz

Rreperi i njohur arrestohet përsëri

R. Kelly u arrestua në Çikago të mërkurën, më 6 mars, pasi nuk i ka dërguar ish-gruas Drea, 45-vjeçare, paratë për të mbështetur fëmijën e tyre të mitur. Këngëtari 52-vjeçar i detyrohet asaj 161.633 dollarë dhe u prangos pasi dështoi së paguari para afatit të së mërkurës. Çifti i divorcuar ka tre fëmijë së bashku, vajza Joann 21 vjeçe dhe djemtë Jay, 19 vjeç dhe Robert, 17 vjeç.

Publicisti i Kelly-t, Darryll Johnson, tha se klienti i tij ishte i gatshëm të paguante 50,000 dollarë deri në 60,000 dollarë, por jo shumën e plotë, sepse ai nuk ishte në gjendje të punonte.

Arrestimi i rreperit vjen vetëm një javë pasi u deklarua jo fajtor për 10 akuza ngacmimi seksual, disa nga të cilat përfshinin vajza të mitura. Kelly u burgos por u lirua pasi një shok pagoi shumën prej 100.000 dollarë.


TË NGJASHME