Rrëshqitje masivi në një galeri në Pogradec, humb jetën minatori

Një minator ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur brenda një galerie të minierës së kromit në fshatin Pojskë të Pogradecit.
Shkak dyshohet të jetë bërë rrëshqitja e një formacioni shkëmbor në një prej galerive, e cila edhe është bllokuar më pas.
Punonjësi i identifikuar si 58-vjeçari V.D. është nga fshati Rëmenj, e ka gjetur vdekjen pasi është bllokuar në galeri.
Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer procedurat për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.