HomeLajme

Rrezikon policët, kapet 61-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 61-vjeçar në makinën e të cilit janë gjetur 68 kg kanabis.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rrethrrotullimi”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit Lezhë, i kanë bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit, me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të rrugës së Shëngjinit duke rrezikur jetën e punonjësve të Policisë, që ishin vendosur në pikë kontrolli për të ndaluar mjetin.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij mjeti, në pronësi të shtetasit Z. B., i cili është konstatuar dhe bllokuar në një rrugicë, në Ishull, Shëngjin.

Gjatë kontrollit në mjet, u gjetën dhe u sekuestruan 68 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit Z. B., 61 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


TË NGJASHME