HomeLajme

Rreziku nga “Coronavirus”, Kina publikon studimin më të madh

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë publikuar detajet e para për më shumë se 44 mijë raste të koronavirusit, në studimin më të madh që prej fillimit të shpërthimit të sëmundjes.

Të dhënat nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbulojnë se më shumë se 80% të rasteve kanë qenë me simptoma të buta, ndërsa më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Hulumtimi tregon gjithashtu se shumë të rrezikuar janë edhe personeli mjekësor.

Një drejtor spitali humbi jetën këtë të martë nga virusi. Hubei, kryeqyteti i të cilit është Wuhan, është provinca më e prekur në vend.

Raporti nga tregon që niveli i vdekjeve të krahinës është 2.9% krahasuar me 0.4% në pjesën tjetër të vendit, ndërsa niveli i përgjithshëm të vdekjes së virusit janë në 2.3%.

Shifrat më të fundit zyrtare të Kinës të publikuara të martën, e çojnë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,868 dhe 72,436 infeksione.


TË NGJASHME