HomePolitikë

Rrëzimi i kërkesës së opozitës nga KQZ, reagon PD

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për të rrëzuar kandidatët e opozitës në KZAZ. Ai është shprehur se çdo anëtar i KQZ që votoi për të përjashtuar opozitën, në shkelje flagrante të ligjit, do të ndiqet penalisht për shpërdorim detyre.

Sipas tij, ky vendim është i paligjshëm dhe se përjashtimi i opozitës u mor pas presionit nga Taulant Balla dhe Damina Gjiknuri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mënyrë të paprecedentë, në mënyrë antiligjore dhe me urdhër të drejtpërdrejtë politik nga eksponentët më të lartë të PS, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, siç e ka denoncuar edhe më herët opozita, iu nënshtruan presionit joligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën e saj të garantuar nga Kodi Zgjedhor për të paraqitur komisionerë në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor.

Opozita e bashkuar dhe Partia Demokratike do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për ta kundërshtuar këtë vendimmarrje të paligjshme në çdo hap me të cilën është e mundur që opozita e bashkuar të drejtohet. Gjithashtu do t’i drejtohet menjëherë partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët monitorojnë procesin dhe në veçanti misionit të OSBE-ODHIR i cili shumë shpejt do të jetë prezent për të monitoruar procesin zgjedhor lidhur me këto shkelje flagrante të ligjit.
“, ka thënë Kaso.


TË NGJASHME