HomePolitikë

Rrëzohen edhe 2 dekrete të Presidentit

Maxahoranca e majtë ka votuar sot rrëzimin e dy prej dekreteve të Presidentit Ilir Meta, i cili kthey për rishqyrtim në Parlament, ndryshimet në Kodin Penal, si dhe projektligjin për Akademinë e Shkencës.

Socialistët sërbashku me disa deputetë të opozitës së re bën bashkë 85 vota kundër dekretit të Ilir Metës, duke lënë të hyjë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal.

Ndërkohë që pjesa tjetër e opozitës, 11 deputetë, votua pro dekretit të Metës. Ndërkohë që 2 deputetë votuan abstenim.

Dekreti tjetër i rrezuar ishte ai për ligjin e Akademisë së Shkencave. Edhe kjo nismë e rikthyer në Parlament nga presidenti është rrëzuar me 78 vota pro të deputetëve të PS-së dhe disa ligjvënësve të opozitës së re.

Ndërkohë që për këtë dekret, 20 deputet të pakicës votuan pro, ndërsa 5 ishin abstenim.

Dekreti i Presidentit për ndryshimin e ligjit për Kodin Penal

85 vota kundër

11 vota pro

2 vota abstenim

Dekreti i Presidentit për ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave

20 vota pro

78 vota kundër

5 vota abstenim


TË NGJASHME