HomeLajme

Rrëzohet avioni në Ukrainë, 5 të vdekur

Një aeroplan transporti Antonov-12 u rrëzua në tokë afër aeroportit të Lviv në perëndim të Ukrainës të premten, duke lënë të paktën pesë viktima.

Avionit të Aleancës Ajrore të Ukrainës i mbaroi karburanti para një ndalese të planifikuar në Lviv.

Avioni ishte nisur nga Vigo në Spanjë dhe destinacion kishte Stambollin, tha Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës Vladislav Krikliy.

Ministria e emergjencave tha se aeroplan kishte një ekuipazh prej shtatë personash, dhe një person tjetër po shoqëronte ngarkesën.

Nuk është e qartë se cila ishte ajo ngarkesë.

Agjencia e lajmeve Unian në Ukrainë e përshkroi atë si një aeroplan ngarkesash ushtarake.

Aeroporti i Lviv është mbyllur për shkak të aksidentit.


TË NGJASHME