HomeAktualitet

Rrëzohet avioni ushtarak në Algjeri, asnjë i mbijetuar

Mëngjesin e sotëm në afërsi të kryeqytetit të Algjerisë ka ndodhur një tragjedi . Avioni me 200 persona në bord është rrëzuar dhe sipas raportimeve zyrtare të forcave ushtarake janë gjetur trupat e 105 prej tyre. Ndërkaq dyshohet se nuk ka asnjë të mbijetuar .

Avioni u rrëzua vetëm pak minuta pasi u ngrit në ajër nga baza ajrore e Boufarik , në orën 8 të mëngjesit të sotëm . Shkaqet e këtij rrëzimi ende nuk dihen , por autoritete dyshojnë për ndonjë defekt të avionit.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet në ajër nga kjo katastrofë ajrore/iconstyle.al/

.


TË NGJASHME