HomeLajmi i Fundit

Rrëzohet një aeroplan turistik, nëntë të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën të dielën  pas rrëzimit të një aeroplani të vogël turistik në Suedinë verior.

“Të gjithë ata, nëntë prej tyre, vdiqën në një aksident”, tha një zëdhënëse e autoriteteve lokale pa përmendur identitetin e viktimave.

Mediat raportuan se avioni kishte një parashutë dhe se aksidenti ndodhi rreth orës 14.00 sipas kohës lokale. Shkaqet e sakta të aksidentit ende nuk janë të njohura.