HomePolitikë

Rrëzohet qeveria Kurti

Pas një seance të gjatë Parlamenti i Kosovës, ka rrëzuar sot qeverinë Kurti. Me 117 deputetë në sallë, 82 votra pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, kjo qeveri e humbi legjitimitetin.

4 muaj të gjatë bisedimesh, mbas përfundimit të zgjedhjeve, për formimin e koalicionit qeverisës, marin shpjegim sot, me 82 votat pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë të kryesuar nga Albin Kurti. Nisma e mosbesimit u mor nga LDK, e cila që në hapat e parë të bashkëqeverisjes ka shprehur rezerva rreth administrimit dhe vendimarrjes së pa konsulutar nga kryeministri Kurti.

Një situatë e jashtëzakonshme, në një kohë të jashtëzakonshme duke filluar nga bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbin tek lufta me koronavirusin e komplikon situatën politike dhe jo vetëm në Kosovë.


TË NGJASHME