HomeTeknologji

Rriten të ardhurat e influencuesve në mediat sociale

Sipas një raporti të ri, sasia e parave që fitohen nga influencuesit në media sociale janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Kompania e marketingut ‘Izea’ zbuloi se çmimi mesatar i një fotografie të sponsorizuar në Instagram është ngritur nga 134 dollarë (104 paund) në vitin 2014 në 1.642 dollarë (1,276 paund) në vitin 2019. Mesa duket markat janë të gatshme të paguajnë shuma të mëdha parash për të sponsorizuar postime, video, story dhe blogje.

Influencuesit në Instagram.

Raporti përshkruan studimet për postimet e sponsorizuara në Facebook, YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi, More, Instagram dhe blog, duke zbuluar pagesat nga viti 2014 deri në vitin 2019. Nga mikro-influencuesit, të cilët janë njerëzit me më pak se 100,000 ndjekës, e deri tek të famshmit, u zbulua se ishte fituar një sasi e madhe parash.

Disa nga gjetjet e studimit tregojnë:

Kostoja mesatare për një foto të sponsorizuar në Instagram është rritur me 44% vetëm nga viti 2018 në 2019.
Për një postim të sponsorizuar në blog, pagesa është rritur nga 7.39 dollarë në vitin 2006 në 1,442 dollarë në 2019.
Videot në YouTubeYouTube është rrjeti më i madh i videove online. YouTube është në pronësi të Alphabet, e cila ka në pronësi … More kanë tarifat më të larta, nga 420 dollarë në vitin 2014 në 6.700 dollarë në 2019.
Pagesa për përditësimin e statusit në Facebook është rritur nga 8 dollarë në 2014 në 395 dollarë në 2019.
Pagesa për një postim në Twitter është rritur nga 29 dollarë në 2014 në 422 dollarë në 2019.
Pagesa për postimet në blog janë rritur nga 407 dollarë në 1,442 dollarë.

Ligji i konsumatorit.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz po përpiqen për t’u bërë influencues në media sociale, industria ka vendosur më shumë kontroll. Muajin e kaluar, tre influencuesve në Instagram ju hoqën postimet që reklamonin produkte diete nga Autoriteti i Standardeve të Reklamimit, i cili i quajti ato “të papërgjegjshme”. Në fillim të vitit, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve paralajmëroi që disa postime nga influencuesit mund të thyejnë ligjin e konsumatorit nëse nuk i cilësojnë postimet e tyre si reklama.


TË NGJASHME