HomeSociale

Rritet numri i të plagosurve nga aksidenti në Tepelenë, nisen me urgjencë drejtë Tiranës

Çifti i cili u aksidentua paraditen e sotme në Tepelenë është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës.

Njoftohet se numri i të lënduarve ka shkuar në 9, ndërsa 6 prej tyre janë nisur drejt Tiranës. Të plagosurit e tjerë janë nisur drejt spitalit të Gjirokastrës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se të gjithë pasagjerët e autobusit, kanë mbetur të plagosur, ndërsa kanë mbërritur dy helikopterë për t’i transportuar drejt Tiranës.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjeti “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan.

Në gjendje të rëndë është 18-vjeçarja Shqiponja Xhafa, dhe 62-vjeçari Zergjin Sina.
EMRAT:
Endrikejd Kapa 17 vjec
Shqiponja Xhafa 18 vjec
Sokol Brahimi 26 vjec
Syrja Brahimi 54 vjec
Petrit Rapaj 56 vjec
Hanko Mara 52 vjec
Zergjin Sina 62 vjec
Fatmir Selfaj 60 vjec
Rober Aliko 54 vjec


TË NGJASHME