HomeSociale

Rritet numri i të prekurve në Kosovë, ministri i Shëndetësisë thirrje Albin Kurtit për shpalljen e gjendjes së emergjencës

Edhe Kosova ka shënuar ditën e sotme një rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi. 4 raste të reja janë shënuar ditën e sotme, kurse numri total i të prekurve ka shkuar në 9. Tre nga pacientët e që janë shënuar ditën e sotme kanë qenë në kontakt të afërt me një prej personave të diagnostikuar ditën e djeshme.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitija në një status në Facebook, ku ka bërë edhe përditësimin për situatën, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti të shpalli sa më parë gjendjen e emergjencës kombëtare.

Postimi i plotë:

Para pak minutash bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste reja pozitive me virusin SARS-CoV-2 (coronavirus).

Tri raste nga Komuna e Malishevës, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19, me datë 14.03.2020 dhe rasti i katërt është personi nga Komuna e Podujevës. Përfshirë edhe rastet e mëhershme, tani më në Kosovë kemi të konfirmuara 9 raste pozitive me COVID-19. Bazuar në situatën e krijuar dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, porsa kërkova nga Kryeministri, Albin Kurti, që t’i propozojë Qeverisë shpalljen e emergjencës për shëndetin publik.’’

Të dashur qytetarë ju ftojmë të bashkëpunojmë në menaxhimin e kësaj situate. Kjo duke ndjekur rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, si dhe duke qëndruar në shtëpitë tuaja, që të kujdesemi për shëndetit njëri-tjetrit. Reduktoni daljet veç në raste emergjente.”


TË NGJASHME