HomeRajon

Rritet numri i të prekurve nga Coronavirus-i në Greqi, 11 raste të reja u shënuan ditën e sotme

Ministrisi i Shëndetësisë greke, Vasilis Kikilia, u shpreh ditën e sotme se numri i të prekurve në shtetin helen ka shkuar në 84.

11 persona ishin diagnostikuar me virusin vdekjeprurës ditën e sotme.
Nga këta 84 pacientë, deri më tani raportohet se 27 prej tyre janë në gjendje më të rënduar, kurse pjesa tjetër janë në gjendje më të mirë dhe janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Profesori Sotiris Tsiodras lëshoi ??gjithashtu një rekomandim të fortë për të shmangur udhëtimet e panevojshme për grupet që janë më të predispozuar që të preken nga sëmundja, si mosha e tretë, njerëzit me sëmundje kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes dhe diabetit.

Vizitat e panevojshme në strukturat e shëndetit janë gjithashtu të ndaluara. Pjesëmarrja në ngjarje politike dhe sportive që përfshijnë më shumë se 1.000 njerëz, si dhe gjysmë maratona e Athinës është gjithashtu e ndaluar.


TË NGJASHME