HomeSociale

Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Në një dalje për shtyp, ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia, konfirmoi se numri i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 17.

Ai gjithashtu konfirmoi se se të gjithë të infektuarit janë në gjendje të mirë dhe se dy prej tyre kanë dalë nga spitali Infektiv.

Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra, të dyshimta, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjendja e të prekurve në klinikë është stabile, përjashtim pacientit të moshuar qe po trajtohet me oksigjen herë pas here. “

Vitia gjithashtu tregoi se brenda javës, do të ndërmerren masa të menjëhershme për krijimin e kushteve të përshtatshme për pritjen e rasteve të tjera.

“Ajo çka u them qytetarëve është që Mos të krijojnë frikë dhe panik sepse stoqet farmaceutike, edhe mos të ketë asnjë mundësi importi nga ky moment, ata kanë rezerva edhe për katër muaj për tu përballur me këtë situatë . “Spitaleve private u është kërkuar të vënë në dispozicion kapacitetet e tyre, sot kemi marrë përgjigjet e para pozitive nga to. Do ta kemi karantinën e parë gati, në momentin qe ka nevoje për një masë të tillë. Masa vlen për personat që vinë nga jashtë dhe paraqesin rrezik për përhapjen e virusit.”


TË NGJASHME