HomeLajme

Rritet numri i viktimave dhe të prekurve në Gjermani

Edhe Gjermania, po kalon çaste të vështira si pasojë e COVID-19. Numri i viktimave dhe të prekurve gjatë 24 orëve të fundit është rritur. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 135 persona, duke e çuar numrin e viktimave në 2.871. Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 125,452, ku vetëm në 24 orë janë regjistruar 3281 raste të reja.

Lajm i mirë që shënohet nga Gjermania, është vetëm se numri i personave të shëruar është rritur gjithashtu. Numri i personave të shëruar ka shkuar në 57.400.


TË NGJASHME