HomeRajon

Rritet numri i viktimave në Greqi, humb jetën një 53-vjeçar në Selanik

Një tjetër viktimë, është shënuar ditën e sotme nga koronavirusi në Greqi. Viktima është një 53-vjeçar që ka humbur jetën në spitalin AHEPA të Selanikut. Numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 4 në Greqi, kurse numri i të prekurve deri më tani është 228.

Sipas ministrit grek të Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras në spital po trajtohen 57 raste me COVID-19, ndërkohë që janë kryer analizat për 3400 monstra. Të shtunën, qeveria greke pezulloi të gjitha fluturimet me Italinë.


TË NGJASHME