Rritet sërish nafta, benzina dhe gazi/ Bordi vendos çmimet e reja deri me datën 12 prill

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për naftën, benzinën dhe gazin, çmim që do të jetë i vlefshëm deri me datë 12 prill.
Ajo që vihet re është rritja e çmimit të naftës nga 226 lekë në 233 lekë dhe e benzinës nga 208 lekë në 209 lekë, ndëraa gazi do të shitet me 115 lekë/litri.
Çmimi me pakicë deri në 12 prill:
-233 Lekë/litri për gazoilin
-209 Lekë/litri për benzinën
Çmimi me shumicë deri në 12 prill:
-221 Lekë/litri për gazoilin
-197 Lekë/litri për benzinën
“Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 5 Prill, deri deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë”, njofton bordi.
