HomeShowbiz

Rritja e çmimeve prek edhe Arbana Osmanin, moderatorja jep lajmin e keq për fansat

Inflacioni në Shqipëri është ndër më të lartit në 20 vitet e fundit dhe këtë mund ta keni vënë re tashmë sa herë që blini diçka në dyqanin e lagjes ose në supermarket. Rritja e çmimeve është kthyer në një temë kryesore prej muajsh dhe si duket nuk i kanë shpëtuar as personazhet e njohur.

Kështu, Arbana Osmani ka ndarë këtë problem me ndjekësit e saj, duke njoftuar se për shkak të rritjes së çmimit të lëndës së parë për printimin, ajo ka vendosur që të mos ribotojë librin e saj të gatimit.

Moderatorja Osmani ka shkruar:

“Libri im i dytë me receta gatimi është “sold out”prej shumë muajsh, dhe çdo dite marr me dhjetëra mesazhe nga ju që më pyesni se ku mund ta gjeni…

Për shkak të rritjes së çmimeve të lëndës së parë të printimit kam vendosur të mos e ribotoj, pasi ribotimi do ta dërgonte në treg me dyfishin e çmimit të mëparshëm dhe gjykoj që kjo thjesht nuk është e drejtë. Librat e mi me receta nuk i kam parë dot si biznes, por më shumë si një mundësi për të ndarë grimca nga jeta ime në kuzhinë me ju; kështu që derisa të gjejmë kohë për receta të reja (me këto ritme fëmijesh nga 2034) do ndajmë receta të shijshme dhe të shpejta këtu në IG.”


TË NGJASHME