HomeLajme

Rrjetet kompjuterike në rrezik, Trump shpall…

Presidenti Donald Trump ka deklaruar emergjencën kombëtare për të mbrojtur rrjetet kompjuterike amerikane nga “kundërshtarët e huaj”.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili i pengon kompanitë amerikane që të përdorin rrjete telekomunikacioni të huaj pasi besohet se paraqesin rreziqe të sigurisë kombëtare.

Besohet se objektivi për këtë veprim është Huawei, megjithëse nuk janë përmendur emra.

Disa vende, të udhëhequr nga SHBA, kanë ngritur shqetësime në muajt e fundit se produktet Huawei mund të përdoren nga Kina për mbikëqyrje.


TË NGJASHME