HomePsikologji

Rrjetet sociale, burimi i parë i informacionit për të rinjtë

Rrjetet sociale janë bërë burimi i parë i informacionit i të rinjve zviceranë, që kanë braktisur televizionin, pas matjeve të kryera për median gjatë vitit 2019, të publikuara sot nga Zyra Federale e Komunikacionit (Ofcom).

Për të gjithë popullsinë, televizioni mbetet media kryesore, i përdorur për të marrë një opinion, ndjekur nga radioja, shtypi i shkruar, media e informacionit në internet dhe rrjetet sociale.

Ekrani i vogël është braktisur gjerësisht nga 15-24 vjeçarët.

Me një pjesë prej 34%, rrjetet sociale ushtrojnë influencën më të madhe mbi formimin e opinionit tek të rinjtë zviceranë, para radios (21%), medias informative në internet (18%), shtypi i shkruar (16%) dhe televizioni (11%).

Kjo tendencë është edhe më e theksuar në pjesën frankofone të vendit (perëndim), ku rrjetet sociale përfaqësojnë pothuajse gjysmën (45%) të fuqisë për të ndikuar në opinionin në këtë grupmoshë.


TË NGJASHME