HomeLajme

Rrogozhinë, përleshje mes të burgosurve, një i plagosur

burg

Një përleshje mes të burgosurve është shënuar sot në burgun e Rrogozhinës. Përleshja ndodhi në palestrën e burgut,ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

i plagosur ka mbetur shtetasi Bajram Myfataraj 26 vjeç. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Myftaraj ka dy fraktura, një tek hunda dhe tjetra poshtë syrit.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes të burgosurve.

Sherri ka nisur mes gjashtë të burgosurve në palestrën e burgut, ku si pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ka qenë i dënuari Endrit Goga, ai që së bashku me pesë persona të tjerë kanë rrahur të burgosurin me mbiemrin Myftaraj.

I dënuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Tramës në Tiranë, ndërsa të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.

Mësohet se Myftaraj ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Rrogozhinës për trafik droge në Portin e Durrësit.  Ai është arrestuar më datë 12 nëntor 2016.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar konfliktin mes të dënuarve, ndërkohë që nuk ka as detaje lidhur me gjendjen e të plagosurit.


TË NGJASHME