HomeShëndeti

Rrudha në fytyrë? Ja si ti hiqni në kushte shtëpie

Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale? Janë disa produkte ushqimore që ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme. Ne po ju sugjerojmë disa metoda të efektshme natyrale:

Veza: Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët

Vaj i ullirit: Tashmë njihen karakteristikat e vajit të ullirit për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika nga vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe e mbuloni atë me një peshqir të butë.

Masazhi antirrudhë: Merrni pak pambuk, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën tuaj.

Pemë dhe perime: Pemët e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, ju ndihmojnë për të mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar.

Lëngu i limonit: Prisni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës.

Karota: Karotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini në rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.


TË NGJASHME