HomePolitikë

Ruçi, Balla dhe Hajdari ‘zbarkojnë’ në Holandë, ç’pritet të diskutohet

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe deputetja Rudina Hajdari ndodhen në Holandë. Vizitë e cila vjen pak ditë para se Komisioni Europian të publikojë raportin e progresit, ku dhe pritet rekomandimi pa kushte i hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ndërkohë, pak kohë më parë parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur.

Ruçi, Balla dhe Hajdari do të zhvillojë një seancë dëgjimore me komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.


TË NGJASHME