HomePolitikë

Ruçi: Besojmë më shumë te partia se te demokracia

Gramoz Ruci

Kryetari i Parlamentit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i pranishëm në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë “Feja si instrument i Paqes”, nuk kurseu kritikat ndaj politikës, ndërsa tha se ajo është shumë pak tolerante. Ai theksoi se Shqipëria është vendi i duhur për të folur për këtë temë kaq sensitive.

“Unë mendoj se jemi në vendin e duhur që të flasim për fenë si instrument i paqes. Harmoni fetare është krenarie jonë kombëtare. Përse në politikanët jemi më pak tolerantë, madje nuk do ta teproja të thoja jotolerantë në krahasim me institucionet e besimeve fetare. Besimtarët tanë shqiptarë janë më shumë besimtarë të fesë se sa anëtare të institucioneve të tyre. Idetë dhe vlerat fetare mbizotërojmë mbi përkatësinë dhe anëtarësinë e institucionit e tyre. Kjo ka ndihmuar që besimtarët të gjejnë pika takimi me besimet e tjera. Politikanët besojnë më shumë te partia se sa tek sistemi demokratik. Shprehja e njohur: Kisha jote është edhe kisha ime” është plotësuar me shprehjet: xhamia ime është edhe xhamia jote apo “teqeja ime është edhe teqeja jonë”.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek vendimi i Këshillit Europian, i cili bllokoi aspiratat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në familjen e madhe të BE-së.  Kryeparlamentari tha gjithashtu se shpreson që ky vendim i KE-së të mos ketë prapavijë fetare, por të jetë i bazuar në problemet e brendshme të vetë unionit.

“Nuk kemi asnjë provë që myslimanët kanë kontribuuar me pak se vëllezërit e besimeve të tjera për arritjet demokratike të vendit. Unë uroj që motivet e këtij qëndrimi të KE të jenë dyshimet e tyre për arritjet e reformave demokratizuese. Kam bindjet se vendimi i KE është vendim që nuk i përgjigjet realitetit. Ballkani Perëndimor ka një popullsi të konsiderueshme myslimane, është europian dhe një kontribuues i paqes dhe stabilitetit”-tha ai.


TË NGJASHME