HomePolitikë

Ruçi dhe Balla takojnë kryeparlamentarin e Japonisë

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Japoni. Gjatë qëndrimit të tyre në Japoni, dy zyrtarët shqiptarë u takuan me kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Tadamori ?shima, ku kryefjala e bisedës ishte bashkëpunimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se “Japonia dhe Tokio përfaqësojnë një mrekulli njerëzore dhe admirohen nga të gjithë shqiptarët. Ne duhet të punojmë për nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, bujqësi, peshkim, transportin hekurudhor dhe ajror, parqet industriale, sektorin e energjisë, naftës, minierave, shëndetësisë, industrinë e fasonit etj. Rritjes së bashkëpunimit midis të dy vendeve do t’í shërbente edhe liberalizimi i vizave, i cili nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave, shkëmbimet tregtare dhe turizmin.”. Ndërkohë, homologu i tij Tadamori ?shima, nënvizoi se bashkëpunimin me Shqipërinë do ta konsiderojë një prioritet të agjendës së tij parlamentare, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryetarit të Kuvendit për të vizituar Shqipërinë. “Japonia e konsideron Shqipërinë një vend mik dhe partner, një faktor kyç për zhvillimin dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Unë do të nxis qeverinë dhe investitorët japonezë për më shumë bashkëpunim, shkëmbime e investime me Shqipërinë, e cila ka potenciale të larta zhvillimi, si edhe do të mbështes kërkesën Tuaj për liberalizimin e vizave”.


TË NGJASHME