HomePolitikë

Ruçi ka urdhëruar: Nesër mblidhet online Konferenca e Kryetarëve

ruci

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka urdhëruar që nesër të mblidhet Konferenca e Kryetarëve online në orën 11:00 për të miratuar kalendarin e punimeve të Kuvendit 30 mars- 17 prill.

Për shkak të situatës së koronavirusit Konferenca e Kryetarëve dhe komisionet e përhershme parlamentare do të zhvillohet online.

Nuk përjashtohet që as ndonjë seancë e rëndësishme parlamentare të zhvillohet online.

Njoftim për shtyp

Postuar më, 26/03/2020

Në bazë të Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi , Nr. 14.datë 25.03.2030, në datën 27 mars, ora 11:00, do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Konferenca do të zhvillohet me anë të mjeteve të komunikimit elektronik /Cisco Webex dhe do të ketë këtë  rend dite:

  1. Miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020;
  2. Miratimi i grafikut të mbledhjeve të komisioneve të përhershme parlamentare, për shqyrtimin e akteve normative me fuqinë e ligjit, me anë të mjeteve të komunikimit elektronik/Cisco Webex

TË NGJASHME