Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Ruçi në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë: Kuvendi, institucion kyç

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përshëndetur sot 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë kremtohet nga parlamentet e të gjitha vendeve dhe Unioni Parlamentar Ndërkombëtar, rekomanduar nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara e nëntorit 2008.

“Kjo ditë na kujton se demokracia liberale është forma kryesore e demokracisë në kohën e sotme. Dhe demokracia liberale është në radhë të parë e mbi të gjitha demokraci kushtetuese. Kushtetuta është garanti i demokracisë dhe Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur deri në fund dhe pa asnjë kompromis për mbrojtjen e Kushtetutës.

Kuvendi është një institucion kyç i demokracisë dhe mbështetet në veprimtarinë e tij parlamentare ligjbërëse e kontrolluese në parimin universal të Magna Carta se demokracia mund të realizohet si demokraci nën ligj.”, shkruan në mesazhin e tij me rastin e 15 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Related posts

Taksa për rrugën Tiranë-Durrës, reagon PD: Çfarë fshihet pas koncensionit

Xhensila Gotanews

Stili i preferuar i flokëve që do të bëhet trend këtë sezon

Mila

Goditen 3 grupe kriminale në Itali, njëri prej menaxherëve ishte shqiptar

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!