HomePolitikë

Ruçi përjashton deputetin nga seanca, ja pse

Gramoz Ruci

Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca parlamentare deputetin e opozitës, Korab Lita.

Lita bllokoi foltoren, pasi kërkoi fjalën pas replikës që ministrja Spiropali bëri me deputetin Myslym Murrizi.

“Ulu në vend se të sqaroj unë për emrin. Zoti Murrizi foli në emër të grupit, nëse ke problem diskuto në grup jo në parlament. Ulu. Nuk ulesh, po të tërheq vëmendjen se nëse nuk ulesh do të marr masa do të përjashtohesh. Më vjen keq se je burrë i mençur. Atëherë, nëse vijon do të përjashtoj nga seanca. Pasi të kam paralajmëruar, po e mban të bllokuar foltoren do të përjashtoj.”, tha Ruçi.

Pas një minute ai tha se Korab Lita përjashtohet nga senanca, duke ndërprerë kështu për disa minuta seancën. 

K.S/GotaNews


TË NGJASHME