HomePolitikë

Ruçi flet për rikthimin e vizave, çfarë u diskutua në Holandë

ruci

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi në një prononcim për mediat në Holandë tha se rezoluta e parlamentit holandez për heqjen e vizave nuk do të zbatohet. Duke iu referuar situatës politike, ai shtoi se vendi e ka një opozitë parlamentare, dhe se i vetmi vend për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet.

“Sa i takon rezolutës së parlamentit holandez për vizat, një nga deputetët hollandez që votoi rezolutën, tha se nuk do zbatohet.

Shqipëria ka një opozitë parlamentare. Zonja Hajdari, në takimet këtu në Hollandë, deputetë dhe miq të Hollandës, paraqiti mendimet e saj opozitare, objektive dhe realiste, dhe shprehu se hapja e negociatave është interes kombëtar. Takimet kane qenë të hapura dhe nuk jam pyetur asnjëherë për opozitën jashtëparlamentare, pasi braktisja e institucioneve dhe parlamentit është e pakuptueshme. Shqipëria ka një parlament dhe një mazhorancë dhe i vetmi mekanizëm për të lëvizur këtë mazhorancë, janë mocionet e besimit, mosbesimit dhe zgjedhjet. Nuk jam ndjerë asnjëherë i rrezikuar nga protestat e opozitës.” , tha Ruçi.


TË NGJASHME