HomePolitikë

Ruçi tregon ç’do ndodhë nga e hëna

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci ka votuar gjithashtu sot në orët e para të mëngjesit, në Liceun Artistik në Tiranë. Pasi hodhi votën, deklaroi se “Une jo vetem votova, por edhe zgjodha”.

Pyetur për votime në një situatë jo të zakonë e pa opozitë, Ruçi ka deklaruar: “Nuk eshte dita te analizojme kete ceshtje se ka qene objekt diskutimi ne ekrane dhe debate politike, sot bej apel per qetesi, maturi dhe vendosmeri, dita te shkoje e qete, kush te deshiroje te marre pjese, te matur se duhet respektuar edhe ai qe voton edhe ai qe nuk voton dhe vendosmeri per te vazhduar reformat e vendit dhe shprtesuar e besuar dhe si rezultat i kesaj qetesie, vendosmerie dhe maturie te hapen negociatat ne tetor”- tha ai.

Me tej, Ruçi tregoi se si do të votohet nga e nesërmja. “Te mbaroje kjo neser do te vazhdoje nje dite normale, nuk do te mbaroje me keto zgjedhje do vazhdojne perpjekjet dhe besoj se klasa politike qe diten e hene, ata qe vendosen te mos marrin pjese duhet te fillojne te bejne analizen, por as fituesit nuk duhet ta quajne veten triumfatore”.

Pyetur nëse jemi në kushtet e vendosjes se një diktaturë me zgjedhje të tilla, Ruçi ka thënë prerë: Nuk ka burre nene qe te vendos me diktaturen, vecanerisht ne Shqiperi.


TË NGJASHME