HomeSociale

Ruçi uron 8 Marsin: Përulem para grave e vajzave shqiptare

Me rastin e 8 Marsit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi uron të gjithë femrat.

Kryeparlamentari Ruçi, në urimin e tij, shprehet se fuqizimi i femrave sjell mirëqenie dhe zhvillim.

Ruçi më tej thekson se arsimi është mënyra më e mirë për fuqizimin e femrave.

“Përulem para grave e vajzave shqiptare. Mirënjohje për gratë e vajzat në Diasporë.

Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim. Barazia gjinore, kuitesenca e barazisë sociale. Arsim e punësim për fuqizimin e grave.”-shprehet Ruçi.

 


TË NGJASHME