HomeSociale

Rudina Hajdari kërkesë Ramës

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, i ka kërkuar sot kryeminsitrit të vendit Edi Rama, që të ndryshohet sistemi zgjedhor.

Rudina u shpreh se “Fundin e reformes ta kurorezojme me ndryshimin e sistemit, duam diskutim te hapur publik me gjithe aktoret e tjeea, une dhe grupi i PD jemi dakord qe te shqyrtojmë si sistemin maxhoritar te pastër, duke klauar tek ai proporcional me listat e hapura.”

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

Rama e ka karakteristikë që flet vetëm gjatë dhe nuk na jep shumë mundësinë të flasim, por mendoj se duke folur pak e saktë do bëja një replikë të duhur për një shqetësim që shtroi për vendimin e parlamentit holandez,

E shikoj këtë si një vendim shqetësues, kurse Rama ia hedh përgjegjësinë opozitës jashtë kuvendit se ajo e ka fajin, pra gjen alibinë apo kundërshtarin për të hedhur përgjegjësive për gjithë gabimet mospërmbushjeve të kritereve të qeverisë.

Ky vendim mund të ketë ardhur nga parti të djathta ekstreme, por ai u miratua nga 102 deputetë të parlamentit dhe kjo është shifër shumë e madhe dhe opozita jashtë kuvendit nuk ka forcë të bindë 102 deputetët atje,

Une dhe grupi kemi nje kerkese, duam te ndryshojmë sistemin, ju nuk jeni dakord dhe une e kuptoj hallin tuaj, por rekomandimet e OSBE/ODIHR kane qene pjesërisht te plotësuar dhe jo plotësisht ka hapësira aty per përmirësime.

Fundin e reformes ta kurorezojme me ndryshimin e sistemit, duam diskutim te hapur publik me gjithe aktoret e tjera, une dhe grupi i PD eshte dakord qe te shqyrtojmë si sistemin maxhoritar te paster duke klauar tek ai proporcional me listat e hapura.


TË NGJASHME