HomeSociale

Rudina Hajdari prezanton deputetin e ri , i pari nga…

Deputetja Rudina Hajdari ka prezantuar pak më parë një deputet të ri të Parlamentit që vjen nga komuniteti rom.

Ervis Meço është i riu i cili futet në Parlament nga lista e deputetëve zëvendësues pas djegies së mandateve nga opozita, ndërsa është i pari i këtij komuniteti në Shqipëri.

‘Rastësi e bukur! Ervis Meço ishte një nga zëvendësuesit e atyre deputetëve që dogjën mandatin e tyre. Deputeti i parë nga komuniteti rom i emëruar ndonjëherë Parlamentin e Shqipërisë. I uroj Ervis Meço shumë suksese dhe shpresoj se ai do të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë’, shkruan Hajdari.


TË NGJASHME