HomePolitikë

Rudina Hajdari takon ambasadoren gjermane: Politikë e vjetër, nuk përfaqëson më qytetarët

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Shutz. Nëpërmjet një postimi në facebook, ajo thotë se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri dhe se vendi nuk mund të vazhdojë me modelin e vjetër politik që nuk përfaqëson qytetarët.

“Është e papranushme që politika në tërësi të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson aspak qytetarët Shqiptarë, aspiratat, qëllimet dhe vlerat e tyre. Dorëzimi në bllok i mandateve nga ana e opozitës nuk është zgjidhje ashtu siç nuk është aspak zgjidhje arroganca qeveritare. Sjellja e politikës Shqiptare sot është modeli më i keq i mundshëm që po i ofrojmë qytetarëve Shqiptarë dhe sidomos të rinjëve. Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë”, shkruan ndër të tjera Rudina Hajdari.


TË NGJASHME