HomeSport

Rudy Gobert: Humba ndjesinë e nuhatjes dhe shijimit pas infektimit me COVID-19

Rudy Gobert postoi në Twitter për t’i dhënë të gjithëve lajme mbi gjendjen e tij shëndetësore, duke konsideruar se ai ishte lojtari i parë i NBA që rezultoi pozitiv me koronavirus.

Gobert rezultoi pozitiv me koronavirus në 12 mars, gjë që çoi në shtyrjen e lojës së Utah kundër Thunder dhe pezullimin e sezonit nga NBA disa minuta më vonë.

Gobert u tha fansave dhe ndjekësve të tij se ai e humbi ndjesinë e tij të nuhatjes dhe shijes pas infektimit të tij nga virusi.

Që nga diagnostikimi i Gobert, disa lojtarë të tjerë të NBA – përfshirë shokun e skuadrës së Jazz, Gobert Donovan Mitchell dhe yllin e Brooklyn Nets, Kevin Durant – kanë rezultuar pozitivisht me virus.

Simptomat për të cilat Gobert po flet janë të reja dhe nuk janë përmendur më parë nga Qendra e Kontrollit të Sëmudjeve (CDC) dhe çdo individ tjetër që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkohë që Gobert po shërohet ngadalë, nuk ka ndonjë afat kohor ose lajmërim se kur do të rifillojë sezoni i NBA.

©Tatani/GotaNews


TË NGJASHME