HomePolitikë

Rusia dënon Dëshmitarët e Jehovahit


Dënohet me gjashtë vjetë burgim një Dëshmitar i Jehovahit nga një gjykatë në Rusi.

Gjykata në Rusinë perëndimore të enjten ka hedhur poshtë edhe apelin e të dënuarit Dennis Christensen. Ai dënohet për pjesmarrje në një organizatë terroriste.

Amnesty International ka reaguar kundër këtij dënimi pasi që cenon të drejtat themelore të lirisë.

Rusia në vitet e fundit i ka përdorur ligjet e saja kundër ekstremizmit për të burgosur disidentë, aktivistë të opozitës dhe pjesëtarë të minoriteteve religjioze.

Në vitin 2017 Rusia i ka futur Dëshmitarët e Jehovahit në listën e organizaave terroriste. Andaj veprimatria e tyre është e jashtëligjshme.

Së paku 200 Dëshmitarë të Jehovaihit po përballen me akuza nga gjykatat. 28 janë dënuar me burg deri tani për këtë çështje.


TË NGJASHME