HomeRajon

Ruskoska: Si ka hyrë Gruevski në Shqipëri?

DProkurorja Vilma Ruskoska ka marrë një dokument nga Shqipëria, në të cilin ajo thotë se nuk ka asgjë të re në lidhje me arratisjen e Gruevskit.

“E rishikova dokumentin, por nuk ka asnjë përfitim, as ndonjë informacion të ri. Shkruan se në cili vendkalim kufitar ka kaluar Gruevski nga Shqipëria dhe ku ka hyrë në Mal të Zi, ndërsa këtë vetëm se e kemi marrë si informacion nga Mali i Zi. Shqipëria nuk e zbulon atë që ne e kemi kërkuar, ajo është se si ka hyrë ai në shtetin e tyre. Gjithashtu nuk ka informacione, inçizime, për hotelin në të cilin ka qëndruar Gruevski”, tha Ruskoska.

Republika e Shqipërisë më herët refuzoi që t’i dorëzojë inçizimet nga vendkalimet kufitare, me arsyetimin se ato janë fshirë.


TË NGJASHME