HomePsikologji

Sa kohë qëndroni në dush? Mësoni çfarë do të thotë kjo gjë për ju

Disa persona parapëlqejnë që të qëndrojë gjatë në dush, kjo për shumë arsye siç mund të jetë largimi i stresit apo i problemeve, por shkencëtarët kanë një version tjetër. Të bërit dush shpesh është një shenjë e vetmisë.

Ndoshta nuk e kishit menduar, mirëpo vetmia dhe dushi lidhen me njëra-tjetrën. Me siguri nuk bini dakord, por nuk mund t’i kundërviheni shkëncës apo jo? Gjithsesi, cili është ky studim që tregon lidhjen e dushit me vetminë? Hapi i parë i studimit përfshiu 51 studentë nga mosha 18-25 vjeç.

Atyre ju kërkua të tregonin zakonet e tyre të përditshme dhe të shkruanin sa të vetmuar ndiheshin. Sondazhi përfshiu 3 pyetje në lidhje me rutinën e dushit- studiuesit donin të dinin kohën kur laheshin (mëngjes, drekë apo darkë), temperaturën dhe kohëzgjatjen e kësaj procedure.

Rezultatet treguan se studentët që ndiheshin të vetmuar bënin 23% më shumë dush se studentët e tjerë. Ata madje e dëshironin ujin tejet të nxehtë. Pse?

Kjo ndodh sepse uji i nxehtë në thelb zëvendëson një shok të vërtetë dhe shpërndan ndjesinë e izolimit social.


TË NGJASHME