HomeLifestyle

Sa më e zezë çokollata, aq më mirë për shëndetin tuaj

Huffington Post publikon një artikull që tregon se çokollata e zezë largon stresin bazuar në dy studime  të reja nga Universiteti Loma në Kaliforni. Gjetjet u prezantuan këtë javë në takimin vjetor Eksperimental Biologjik 2018 në mbajtur në San Diego. U tregua se çokollata e errët ka përqendrim të lartë të kakaos (së paku me 70 %) e cila ka efekte pozitive kundër  inflamacionit, kujtesën dhe imunitetit të trupit. Gjithashtu, ndihmon për të ruajtur një shëndet të mirë mendor dhe kardiovaskular.

Jo vetëm që është e shijshme, por çokollata e errët është e pasur me fibra, hekur, magnez, mangan dhe minerale të tjera. Është gjithashtu plot me antioksidantë, mund të ulë presionin e gjakut, mund të përmirësojë disa faktorë rreziku për sëmundje të zemrës, është e mirë për lëkurën dhe mund të përmirësojë funksionimin e trurit, shton HealthLine. “Sa më e lartë përmbajtja e kakaos në çokollatë të errët, aq më shumë përfitime ka”, shkruan Huff Post/tiranapost.al


TË NGJASHME