HomeShëndeti

Sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës?

Ekspertët këshillojnë se është shumë e nevojshme të dini se sa orë duhet të flini nëse dëshironi të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës. Fondacioni Kombëtar i Gjumit ka paraqitur orët e rekomanduara të gjumit sipas moshës.

Të flesh pak: Një problem për të gjithë!

Kur nuk flini mirë, nuk ndjeni vetëm lodhje fizike. Keni gjithashtu probleme me përqëndrimin, mënyrën e të menduarit apo probleme me oreksin. Ekspertët kanë treguar se problemet e gjumit janë të lidhura drejtpërdrejt me probleme të shumta shëndetësore. Nëse flini më pak se 5 orë kjo ndikon në shëndetin e zemrës.

Padyshim që të sapolindurit vijnë së pari me një nevojë për 14 deri në 17 orë gjumë, e ndjekur nga foshnjat që duhet të flenë midis 12 dhe 15 orë.

Fëmijët nga 1 deri në 2 vjeç: 11 deri 14 orë

Fëmijët midis 3 dhe 5 vjeç: 10 deri 13 orë

Fëmijët midis 9 dhe 13 vjeç:9 deri 11 orë

Adoleshentët: 8 deri  10 orë

Të rriturit e rinj midis 18 dhe 25 vjeç dhe të rriturit: 7 deri  9 orë

Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 7 deri në 8 orë

Prandaj është e rëndësishme të respektohet ky statut i gjumit të mjaftueshëm për të parandaluar problemet që lidhen me mungesën e gjumit. Kujdes, nga gjumi i tepërt ose hipersomnia.


TË NGJASHME