HomeTeknologji

Sa peshon Interneti? E kishit menduar ndonjëherë?!

Për të gjithë ata që e dinë dhe ata që nuk e dinë Interneti është sistemi i rrjeteve kompjuterike për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën.

Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike e shumë e shumë të tjera.

Interneti në vetëvete mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit si dhe të shërbimeve. Por e kishit menduar ndonjëherë se edhe Interneti ka një peshë dhe se sa mund të peshojë? Ja ku jeni, mësojeni tani!

Duke përdorur informacione që janë publike, për herë të parë në botë, ekipi i Crave/CNet kanë llogaritur shkencërisht peshën e Internetit.

Rreth 570,937,778 kompjuterë besohet se janë të lidhur me Internetin dhe kjo sipas Internet Systems Consortium. Me një mesatare prej 40 kg për njësi, përfshirë monitorin nga ku po lexoni këtë, i shtohet masivit të madh.

Serverët janë vendi ku ruhet “Interneti” juaj, mos e harroni këtë. Imagjinojini si librari elektronike me qira, vetëm se libri juaj nuk jepet me qira dhe as nuk myket. Serverët shërbejnë faqet që ju kërkoni kur shtypni adresat në shfletuesin tuaj. Siç mund ta shihni, janë goxha. Netcraft vlerëson se janë 175,480,931 serverë në të gjithë botën.

Pra, ky këtu është një tjetër element me ‘peshë’ në masën e Internetit. Është pesha mesatare e 15,000 km e kabllos TAT-14. Kablloja peshon 5.8 kg për metër.

Viruset në fakt nuk peshojnë aspak, por e kanë merituar një vend në peshë, sepse e ‘rëndojnë’ goxha përdorimin e Internetit. Në total ka mbi 287,524 viruse në qarkullim në Internet, gati për të hyrë në kompjuterin tuaj.

Edhe ueb-faqet janë pjesë e rëndësishme e Internetit, por as ato nuk peshojnë shumë. Arkivat e Internetit mbajnë mbi 85 miliard faqe dhe kaq është vetëm maja e ajsbergut.

Ja ku doli, të nderuar lexues:
Interneti peshon 498,438,559,990 kg.

Interneti ka goxha peshë. Për të krijuar një ide reale se sa peshon Interneti, imagjinoni një kullë gjigante, të përbërë nga kompjuterë, kabllo dhe serverë. Kjo është gjëja më e përafërt me peshën reale të Internetit.

A.A/ GotaNews


TË NGJASHME